TRANSPORTI DHE TËRHEQJA E POROSISË
Brenda rajonit të Prizrenit, dërgesa është falas pa minimum porosie.
Në rajonet e tjera të Kosovës, dërgesa është falas për porosi prej 100 € ose më shumë. Për porosi nën 100 €, mund ta tërhiqni produktin në dyqanin tonë në Prizren.
Tërheqja në dyqan është e mundur për çdo porosi: Rr. Mazllum Kastrati PN (Tranzit i vjetër), Prizren. Për sqarime, na telefononi në 048 168-954.
Produkte të afërt
Bojler Elektrik Midea D10-20VX – 10L, Montim mbi Lavaman
Bojleri elektrik Midea D10-20VX me kapacitet 10 litra është zgjidhje kompakte dhe praktike për furnizim me ujë të ngrohtë në kuzhinë apo mbi lavaman. Me fuqi 2000W, element ngrohës prej bakri dhe rezervuar me smalt safiri, ofron ngrohje efikase dhe qëndrueshmëri të mirë. Mbrojtja IPX4, përmasat kompakte dhe montimi vertikal e bëjnë të lehtë për instalim edhe në hapësira të kufizuara.
Bojler Elektrik Midea – 80L, Wi-Fi
Bojleri elektrik Midea D80-20EFN1 me kapacitet 80 litra është zgjidhje praktike për furnizim të vazhdueshëm me ujë të ngrohtë në shtëpi. Me fuqi 2000W, rregullim të temperaturës dhe kontroll Wi-Fi, përdorimi bëhet ma i lehtë dhe fleksibil. Mbrojtja IPX4 dhe konstruksioni i mbyllur ofrojnë siguri gjatë përdorimit, ndërsa dizajni modern dhe montimi vertikal e bëjnë të përshtatshëm për banjo të ndryshme.
Bojler Elektrik Midea – 50L, 2000W
Bojleri elektrik Midea D50-20F6 me kapacitet 50 litra është zgjedhje praktike për furnizim me ujë të ngrohtë në shtëpi. Me fuqi 2000W ofron ngrohje efikase, ndërsa treguesi në pjesën e përparme e bën ma të lehtë kontrollin e temperaturës. Mbrojtja IPX4, konstruksioni i mbyllur dhe montimi vertikal e bëjnë të përshtatshëm për banjo dhe ambiente ku kërkohet kursim i hapësirës.
Unazë Metalike për Instalime Elektrike Ø130-150 mm
Unaza metalike shtrënguese është zgjidhja ideale për fiksimin dhe ankorimin e sigurt në shtylla ose tubacione me diametër Φ 130-150mm. Falë konstruksionit prej çelíku të galvanizuar, ajo garanton qëndrueshmëri maksimale ndaj ndryshkut dhe përdorimit afatgjatë në ambiente të jashtme. Grepat e integruar lejojnë menaxhimin dhe tensionimin e lehtë të kabllove, ndërsa sistemi me bulona siguron një shtrëngim të palëvizshëm dhe mbrojtje të lartë strukturore.
Unazë Metalike për Instalime Elektrike Ø390-300
Unaza metalike për instalime elektrike me diametër të rregullueshëm Ø250-300 mm ofron zgjidhjen perfekte për fiksimin e palëkundur të tubave dhe komponentëve në rrjete industriale dhe profesionale.
E ndërtuar nga çelik i xunkuar (i galvanizuar) me cilësi të lartë, ajo ofron një mbrojtje të shkëlqyer ndaj ndryshkut dhe lagështirës, duke garantuar jetëgjatësi maksimale edhe në ambientet më të vështira të jashtme. Falë mekanizmit të sigurt me bulona, ky produkt mundëson një montim të shpejtë, pa sforcim dhe një stabilitet të lartë strukturore, gjë që e bën atë zgjedhjen e duhur për një gamë të gjerë aplikimesh elektrike dhe mekanike.
Lidhëse Kabllosh 4.4*200mm, 50cop / pako, të Bardha
Lidhëset e kabllosh Akko Star 4.4 x 200 mm janë zgjidhja perfekte për organizimin, sistemimin dhe sigurimin e kabllove elektrike, rrjetit ose paneleve automatike. Të ndërtuara nga materiale rezistente me certifikim UL dhe CE, këto lidhëse ofrojnë një forcë të lartë të shtrëngimit dhe jetëgjatësi të shkëlqyer. Paketimi me 100 copë është ideal si për projekte profesionale elektrike, ashtu edhe për organizimin e përditshëm në shtëpi apo zyrë.
Zile pa tela me energji kinetike, 100m distancë, pa bateri & pa kabllo
Zilen Wireless Kinetic Doorbell e bën çdo shtëpi apo zyrë më moderne dhe funksionale. Falë teknologjisë kinetike, kjo zile prodhon energjinë vetë kur shtypet butoni – pa bateri, pa kabllo dhe pa mirëmbajtje. Është zgjidhja ideale për çdo ambient ku instalimi tradicional është i vështirë.
Dizajni minimalist dhe ngjyra e bardhë përshtaten në çdo hapësirë. Marrësi futet direkt në prizë dhe ofron 38 melodi të ndryshme, me zë të pastër dhe volum të rregullueshëm.
Me rreze funksionimi deri në 100 metra, sinjali transmetohet në mënyrë të qëndrueshme përmes frekuencës RF 433 MHz, duke siguruar reagim të shpejtë dhe të besueshëm.
Instalimi është i thjeshtë dhe pa shpime – thjesht vendosni butonin me ngjitësin e përfshirë dhe lidhni marrësin në prizë. Zilen është e qëndrueshme ndaj kushteve të ndryshme të motit (-10°C deri +50°C) dhe e përshtatshme për shtëpi, zyra, garazhe apo depo.
