MIRSA Aspirator Banjoje 120W
Përshkrimi i produktit:
Aspiratori MIRSA Line 120 është zgjidhja perfekte për ventilimin e plotë të banjove, tualeteve apo ambienteve të tjera të mbyllura që kanë nevojë për qarkullim të vazhdueshëm të ajrit. Me dalje prej 120mm, ky model siguron kapacitet më të madh thithjeje ajri duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e ajrit të brendshëm. Motorri i fuqishëm, dizajni kompakt dhe materiali cilësor e bëjnë këtë ventilator të qëndrueshëm dhe efikas për përdorim afatgjatë. Instalimi i thjeshtë në mur dhe funksionimi i qetë e bëjnë ideal për çdo banjo apo tualet. Produkt i certifikuar dhe me 3 vite garanci.
Karakteristikat kryesore:
-
Kapacitet më i madh ventilimi: Dalje me diametër 120mm për qarkullim më të fuqishëm ajri.
-
Motor i fuqishëm dhe i qëndrueshëm: Funksionon me efikasitet të lartë për të larguar lagështinë dhe aromat e pakëndshme.
-
Montim i thjeshtë në mur: Instalimi bëhet shpejt dhe lehtë.
-
Material plastik cilësor: Jetëgjatësi dhe performancë e qëndrueshme.
-
3 Vite Garanci: Siguri dhe besueshmëri maksimale.
-
Prodhim i certifikuar: Made in Turkey me standard ISO 9001:2008.
Specifikimet:
-
Marka: MIRSA
-
Modeli: Line 120
-
Lloji: Aspirator ventilimi për banjo/tualet
-
Diametër dalje: 120 mm
-
Montimi: Në mur
-
Përdorimi: Banjë, tualet, ambiente të mbyllura
-
Garanci: 3 vite
-
Prodhimi: Made in Turkey
-
Certifikime: ISO 9001:2008
TRANSPORTI DHE TËRHEQJA E POROSISË
Brenda rajonit të Prizrenit, dërgesa është falas pa minimum porosie.
Në rajonet e tjera të Kosovës, dërgesa është falas për porosi prej 100 € ose më shumë. Për porosi nën 100 €, mund ta tërhiqni produktin në dyqanin tonë në Prizren.
Tërheqja në dyqan është e mundur për çdo porosi: Rr. Mazllum Kastrati PN (Tranzit i vjetër), Prizren. Për sqarime, na telefononi në 048 168-954.
Produkte të afërt
Bojler Elektrik Midea – 100L, 2000W, Wi-Fi
Bojleri elektrik Midea D100-20ED6 me kapacitet 100 litra është zgjidhje moderne për familjet që kanë nevojë për sasi ma të madhe të ujit të ngrohtë. Me fuqi 2000W, panel digjital me prekje dhe lidhje Wi-Fi, kontrolli bëhet ma i lehtë dhe praktik. Mbrojtja IPX4 dhe klasa elektrike Class I ofrojnë siguri gjatë përdorimit, ndërsa dizajni vertikal përshtatet mirë në banjo moderne.
Bojler Elektrik Midea – 80L, 2000W, Wi-Fi
Bojleri elektrik Midea D80-20ED6 me kapacitet 80 litra është zgjidhje moderne për furnizim të përditshëm me ujë të ngrohtë. Me fuqi 2000W, panel digjital me prekje dhe lidhje Wi-Fi, kontrolli i temperaturës bëhet ma i lehtë dhe praktik. Mbrojtja IPX4, klasa elektrike Class I dhe dizajni vertikal e bëjnë të përshtatshëm për përdorim në banjo dhe ambiente moderne.
Bojler Elektrik Midea – 80L, Wi-Fi
Bojleri elektrik Midea D80-20EFN1 me kapacitet 80 litra është zgjidhje praktike për furnizim të vazhdueshëm me ujë të ngrohtë në shtëpi. Me fuqi 2000W, rregullim të temperaturës dhe kontroll Wi-Fi, përdorimi bëhet ma i lehtë dhe fleksibil. Mbrojtja IPX4 dhe konstruksioni i mbyllur ofrojnë siguri gjatë përdorimit, ndërsa dizajni modern dhe montimi vertikal e bëjnë të përshtatshëm për banjo të ndryshme.
Unazë Metalike për Instalime Elektrike Ø250-300 mm
Unaza metalike për instalime elektrike Ø250-300 mm është zgjidhje ideale për fiksimin e sigurt të tubave dhe elementeve elektrike në instalime industriale dhe profesionale. E prodhuar nga çelik i galvanizuar me rezistencë të lartë ndaj korrozionit, garanton qëndrueshmëri dhe jetëgjatësi edhe në ambiente të jashtme. Mekanizmi me bulona siguron montim të lehtë dhe stabilitet maksimal gjatë përdorimit, duke e bërë të përshtatshme për aplikime të ndryshme elektrike dhe mekanike.
Zile pa tela me energji kinetike, 100m distancë, pa bateri & pa kabllo
Zilen Wireless Kinetic Doorbell e bën çdo shtëpi apo zyrë më moderne dhe funksionale. Falë teknologjisë kinetike, kjo zile prodhon energjinë vetë kur shtypet butoni – pa bateri, pa kabllo dhe pa mirëmbajtje. Është zgjidhja ideale për çdo ambient ku instalimi tradicional është i vështirë.
Dizajni minimalist dhe ngjyra e bardhë përshtaten në çdo hapësirë. Marrësi futet direkt në prizë dhe ofron 38 melodi të ndryshme, me zë të pastër dhe volum të rregullueshëm.
Me rreze funksionimi deri në 100 metra, sinjali transmetohet në mënyrë të qëndrueshme përmes frekuencës RF 433 MHz, duke siguruar reagim të shpejtë dhe të besueshëm.
Instalimi është i thjeshtë dhe pa shpime – thjesht vendosni butonin me ngjitësin e përfshirë dhe lidhni marrësin në prizë. Zilen është e qëndrueshme ndaj kushteve të ndryshme të motit (-10°C deri +50°C) dhe e përshtatshme për shtëpi, zyra, garazhe apo depo.
Pompë Uji Automatike
Përshkrimi i produktit:
Pompë uji automatike praktike dhe moderne për shpërndarjen e ujit nga shishet e mëdha deri në 20 litra. Me funksionim të lehtë me një buton dhe bateri të integruar që rikarikohet lehtësisht me USB, kjo pompë siguron komoditet maksimal në përdorim për shtëpi, zyrë apo udhëtime.
MIRSA Aspirator Banjoje 100W
Përshkrimi i produktit:
Aspiratori MIRSA Line 100 është zgjidhja ideale për ventilim efikas të banjove, tualeteve, apo ambienteve të mbyllura që kërkojnë qarkullim konstant të ajrit. Me motor të fuqishëm, dizajn kompakt dhe montim të thjeshtë në mur, ky aspirator eliminon lagështinë, aromat e pakëndshme dhe ndihmon në mbajtjen e ajrit të pastër. Me diametër dalje 100mm, ky model siguron rrjedhje optimale të ajrit për ambiente të vogla e të mesme. Produkti vjen me 3 vite garanci për performancë afatgjatë dhe cilësi të lartë të prodhimit.
Dispenser Uji për Shtëpi & Zyrë Midea
Dispenseri i ujit Midea YL1242S është zgjedhja perfekte për ata që kërkojnë rehati dhe efikasitet në furnizimin me ujë të ftohtë dhe të nxehtë gjatë gjithë ditës. Me një dizajn elegant dhe modern, ky model është ideal për ambiente si zyra, kuzhina apo hapësira pritjeje. I pajisur me sistem të dyfishtë për ngrohje dhe ftohje, ofron ujë të nxehtë deri në 90°C dhe të ftohtë deri në 10°C, me kapacitet të lartë dhe konsum të ulët energjie.
