Set Profesional për Tokëzim dhe Shkarkim Elektrik – 3 Shufra Izoluese, Kabllo Bakri dhe Çantë Transporti
Kompleti profesional për tokëzim dhe shkarkim tensioni është projektuar për përdorim në sisteme elektrike dhe punime industriale me siguri të lartë. Kompleti përfshin 3 shufra izoluese me diametër 25mm, kabllo bakri 18m dhe grepa metalikë për lidhje të qëndrueshme. Materialet cilësore sigurojnë rezistencë, jetëgjatësi dhe përdorim praktik në terren. Ideale për ekipe mirëmbajtjeje elektrike, nënstacione dhe instalime energjetike profesionale.
Veçoritë Kryesore & Specifikime Teknike
- I përshtatshëm për punime elektrike dhe tokëzim të përkohshëm
- Dizajn profesional me 3 shufra izoluese
- Material rezistent ndaj tensionit të lartë
- Grepa metalikë për lidhje të sigurt
- Përfshin çantë transporti për ruajtje dhe bartje të lehtë
- Kabllo fleksibile bakri me përçueshmëri të lartë
- I përshtatshëm për përdorim industrial dhe energjetik
Specifikime Teknike
- Tensioni: 20kvk
- Diametri i shufrës: 25mm
- Konfigurimi i kabllos: 1.5*3+13.5
- Gjatësia totale e kabllos: 18m
- Numri i shufrave: 3 copë
- Ngjyra e shufrave: Jeshile
- Materiali i grepave: Metal
- Përfshihet: Shufra, kabllo, grep metalik dhe çantë mbajtëse
TRANSPORTI DHE TËRHEQJA E POROSISË
Brenda rajonit të Prizrenit, dërgesa është falas pa minimum porosie.
Në rajonet e tjera të Kosovës, dërgesa është falas për porosi prej 100 € ose më shumë. Për porosi nën 100 €, mund ta tërhiqni produktin në dyqanin tonë në Prizren.
Tërheqja në dyqan është e mundur për çdo porosi: Rr. Mazllum Kastrati PN (Tranzit i vjetër), Prizren. Për sqarime, na telefononi në 048 168-954.
Produkte të afërt
Bojler Elektrik Midea – 100L, 2000W
Bojleri elektrik Midea D100-20EFN me kapacitet 100 litra është zgjedhje praktike për familjet që kanë nevojë për sasi ma të madhe të ujit të ngrohtë. Me fuqi 2000W, rregullim manual të temperaturës dhe tregues frontal, përdorimi është i thjeshtë dhe praktik. Mbrojtja IPX4 dhe konstruksioni i mbyllur ofrojnë siguri gjatë përdorimit, ndërsa dizajni vertikal përshtatet lehtë në banjo të ndryshme.
Bojler Elektrik Midea D10-20VX – 10L, Montim mbi Lavaman
Bojleri elektrik Midea D10-20VX me kapacitet 10 litra është zgjidhje kompakte dhe praktike për furnizim me ujë të ngrohtë në kuzhinë apo mbi lavaman. Me fuqi 2000W, element ngrohës prej bakri dhe rezervuar me smalt safiri, ofron ngrohje efikase dhe qëndrueshmëri të mirë. Mbrojtja IPX4, përmasat kompakte dhe montimi vertikal e bëjnë të lehtë për instalim edhe në hapësira të kufizuara.
Bojler Elektrik Midea – 80L, Wi-Fi
Bojleri elektrik Midea D80-20EFN1 me kapacitet 80 litra është zgjidhje praktike për furnizim të vazhdueshëm me ujë të ngrohtë në shtëpi. Me fuqi 2000W, rregullim të temperaturës dhe kontroll Wi-Fi, përdorimi bëhet ma i lehtë dhe fleksibil. Mbrojtja IPX4 dhe konstruksioni i mbyllur ofrojnë siguri gjatë përdorimit, ndërsa dizajni modern dhe montimi vertikal e bëjnë të përshtatshëm për banjo të ndryshme.
Unazë Metalike për Instalime Elektrike Ø130-150 mm
Unaza metalike shtrënguese është zgjidhja ideale për fiksimin dhe ankorimin e sigurt në shtylla ose tubacione me diametër Φ 130-150mm. Falë konstruksionit prej çelíku të galvanizuar, ajo garanton qëndrueshmëri maksimale ndaj ndryshkut dhe përdorimit afatgjatë në ambiente të jashtme. Grepat e integruar lejojnë menaxhimin dhe tensionimin e lehtë të kabllove, ndërsa sistemi me bulona siguron një shtrëngim të palëvizshëm dhe mbrojtje të lartë strukturore.
Unazë Metalike për Instalime Elektrike Ø390-300
Unaza metalike për instalime elektrike me diametër të rregullueshëm Ø250-300 mm ofron zgjidhjen perfekte për fiksimin e palëkundur të tubave dhe komponentëve në rrjete industriale dhe profesionale.
E ndërtuar nga çelik i xunkuar (i galvanizuar) me cilësi të lartë, ajo ofron një mbrojtje të shkëlqyer ndaj ndryshkut dhe lagështirës, duke garantuar jetëgjatësi maksimale edhe në ambientet më të vështira të jashtme. Falë mekanizmit të sigurt me bulona, ky produkt mundëson një montim të shpejtë, pa sforcim dhe një stabilitet të lartë strukturore, gjë që e bën atë zgjedhjen e duhur për një gamë të gjerë aplikimesh elektrike dhe mekanike.
Lidhëse Kabllosh 4.4*200mm, 50cop / pako, të Bardha
Lidhëset e kabllosh Akko Star 4.4 x 200 mm janë zgjidhja perfekte për organizimin, sistemimin dhe sigurimin e kabllove elektrike, rrjetit ose paneleve automatike. Të ndërtuara nga materiale rezistente me certifikim UL dhe CE, këto lidhëse ofrojnë një forcë të lartë të shtrëngimit dhe jetëgjatësi të shkëlqyer. Paketimi me 100 copë është ideal si për projekte profesionale elektrike, ashtu edhe për organizimin e përditshëm në shtëpi apo zyrë.
MIRSA Aspirator Banjoje 120W
Përshkrimi i produktit:
Aspiratori MIRSA Line 120 është zgjidhja perfekte për ventilimin e plotë të banjove, tualeteve apo ambienteve të tjera të mbyllura që kanë nevojë për qarkullim të vazhdueshëm të ajrit. Me dalje prej 120mm, ky model siguron kapacitet më të madh thithjeje ajri duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e ajrit të brendshëm. Motorri i fuqishëm, dizajni kompakt dhe materiali cilësor e bëjnë këtë ventilator të qëndrueshëm dhe efikas për përdorim afatgjatë. Instalimi i thjeshtë në mur dhe funksionimi i qetë e bëjnë ideal për çdo banjo apo tualet. Produkt i certifikuar dhe me 3 vite garanci.
Dispenser Uji për Shtëpi & Zyrë Midea
Dispenseri i ujit Midea YL1242S është zgjedhja perfekte për ata që kërkojnë rehati dhe efikasitet në furnizimin me ujë të ftohtë dhe të nxehtë gjatë gjithë ditës. Me një dizajn elegant dhe modern, ky model është ideal për ambiente si zyra, kuzhina apo hapësira pritjeje. I pajisur me sistem të dyfishtë për ngrohje dhe ftohje, ofron ujë të nxehtë deri në 90°C dhe të ftohtë deri në 10°C, me kapacitet të lartë dhe konsum të ulët energjie.
